Deri në fund të sezonit duhen luajtur 26 ndeshje. Në rastin e Milanit 27 (Bolonja për t’u rikuperuar). Ai ndaj i sotmi ndaj Juves do të jetë vetëm raundi i parë që do të pasohet nga dy të tjerë në janar në Superkupë dhe kampionat përsëri. Deri atëherë ka kohë, ndaj le të analizojmë momentin aktual të “Djallit” dhe “Zonjës së vjetër”.MENDJA – Kuqezinjtë jetojnë në një centrifugë që nuk nxjerr asnjëherë diçka përfundimtare. Dy ose tre ndeshje të mira dhe më pas rrëzimet që prishin gjithçka. Faktori penalizues, është ai difensiv dhe nuk po flasim vetëm për mbrojtën si repart. Milani me të mëdhatë deri tani nuk ka stonuar kurrë dhe Juvja duket si një rast luksoz për t’u rikthyer në garën për titull pasi motivimi në këto raste vjen vetë. Bardhezinjtë, në garë kanë qenë gjithmonë, por dëmtimet kanë ulur disi vetëbesimin. Nëse dalin me tri pikë nga “San Siro”, më shumë se sa renditja do të fitonte psikologjia. Diskutim i njëjtë edhe për “Djallin”.
KËMBËT – Në këtë aspekt nuk ka probleme të veçanta në Milano. Kombëtaret nuk kanë sjellë dëmtime dhe lojtarët më të mirë të skuadrës nuk kanë ndonjë vështirësi në aspektin atletik. Rëniet e dukshme janë kryesisht të natyrës mendore. Lajm i mirë edhe nga infermieria: Gabia dhe Morata janë kthyer në dispozicion. Infermieria e Juves vazhdon të jetë e mbushur, pak si kalendari i Milanit në fund të vitit me 9 ndeshje në 38 ditë. Mota e kthen nevojën në virtyt dhe me 7 lojtarët e dëmtuar do të paraqitet në “San Siro” me të njëjtin numër lojtarësh në stol (përfshirë 2 portierë), plus ndonjë lojtar nga të rinjtë.
TAKTIKA – Duke qenë se faza mbrojtëse e Milanit vazhdon të jetë jashtëzakonisht penalizuese dhe gjithmonë paraqet të njëjtat vështirësi (mungesë ekuilibri, ekspozim i tepruar ndaj kundërsulmeve kundërshtare, pozicionimi dhe daljet e gabuara), Fonseka po studion mënyrën më të mirë për të dhënë kompaktësi. Një zgjidhje çon në përdorimin e Loftus-Çik dhe kalimin në një 4-3-3. Juvja pa Vlahoviçin e më shumë mungesa ka vështirësitë e saj që do t’i përballojë me Ueah si 9 fals. Sidoqoftë, nuk përjashtohen surpriza të tjera.
PANORAMASPORT.AL