Thursday, 27. August 2026
Sport

SERIE A/ Interi “shpartallon” Veronën, Asllani lider në mesfushë, protagonist në goleadën zikaltër

GS 24/11/2024 1 Min. Lesezeit

Interi ka fituar me rezultatin e thellë 5-0 në transfertë përballë Veronës. Zikaltrit janë kthyer fuqishëm pas pushimeve gjatë ndeshjeve të kombëtareve.

Dy herë Turam, Correa, De Vrij dhe Bisseck ishin autorët e golave zikaltër, të cilët e çojnë Interin përkohësisht në vendin e parë me 28 pikë, dy më shumë se Napoli i vendit të dytë por me një ndeshje më pak.

Duhet theksuar se të pestë golat zikaltër u shënuan në pjesën e parë, ku protagonist absolut ishte edhe mesfushori shqiptar Kristjan Asllani cili luajti 90 minuta, duke zhvilluar 3 takime të plota, përfshirë dhe dy sfidat me kombëtaren për Nations League.

Asllani ishte njeriu asist i golit të katër të shënuar nga De Vrij.

Një paraqitje tejet pozitive e mesfushorit shqiptar, i cili këtë herë mbajti përgjegjësi të plota për zëvendësimin e turkut Hakan Chalhanoglu i dëmtuar. /Vizionplus.tv/

Teilen: