Cristian Shpendi vijon të shënojë në Seria B. Sulmuesi i U21 të Shqipërisë ka gjetur golin e 9-të në Seria B në 14 ndeshje, duke udhëhequr i vetëm listën e golashënuesve.
Shpendi ka barazuar shifrat në 1-1 përballë Reggianës në minutën e 65-të të ndeshjes.
Ky është një tjetër sezon fantastik për Shpendin, pas atij të një viti më parë në Serie C ku jo vetëm ndihmoi Çezenën të ngjitej një kategori më lart, por edhe të shpallej si golashënuesi më i mirë.
Paraqitjet e tij fantastike kanë tërhequr vëmendjen eklubeve më të mëdha të Italisë, mes tyre Atalanta, Fiorentina dhe sëfundmi edhe Milani.
Megjithatë për futbollistin ende nuk ka ardhur një ftesë zyrtare nga kombëtarja A e Shqipërisë, e cila duhet të nxitojë, pasi edhe Italianët kërkojnë që ai të veshë fanelën axurre.