Tuesday, 17. February 2026
Futboll Bota

Kriza vazhdon për Cityn, Tottenham bën “poker” në Etihad

GS 23/11/2024 1 Min. Lesezeit

Pas humbjes historike të katërt radhazi për Pep Guardiolën, i freskët nga rinovimi i kontratës, vjen e pesta. Në ndeshjen kundër Tottenhamit, Manchester City nuk arriti të reagojë asnjëherë, duke pësuar një dygolësh nga James Maddison dhe një gol nga Pedro Porro e Johnson për të fiksuar 0-4 në bilbilin e fundit.

Epërsi e dyfishtë në pjesën e parë për Spurs nw Etihad, të cilët gjetën golin e hapjes me Maddison në minutën e 13-të dhe më pas dyfishuan sërish epërsinë me ish-lojtarin e Leicester City në minutën e 20-të.

Në pjesën e dytë Pedro Porro 52’ dhe Brennan Johnson 90’+3 firmoswn pwr 0-4. Humbja e pestë radhazi për Pep Guardiolën, duke zgjatur serinë negative që nisi pikwrisht kundër Tottenhamit në EFL Cup.

Teilen: