Vedat Muriqi është bërë protagonisti i një prej ngjarjeve më të rralla në epokën e VAR-it, pasi një gjest i tij që ka sjellë kartonin e kuq për sulmuesin kosovar, në fund i ka siguruar fitoren ekipit të Mallorcës me rezultatin 3-2 në transfertë ndaj Las Palmas.
Muriqi kishte përjetuar një natë negative pasi kishte shkaktuar edhe penallti me një prekje topi me dorë dhe po përpiqej në të gjitha mënyrat të shlyente gabimin.
Por në minutën e fundit të duelit, në shifrat 2-2, pas një aksioni ku askush nuk protestonte për asgjë, gjyqtari bëri shenjë se do shihte pamjet në monitorin e VAR-it.
Në atë aksion sulmues të Mallorcës, Mata i Las Palmas i kishte festuar në fytyrë Muriqit që nuk kishte shënuar dhe ky i fundit, i ishte përgjigjur duke i treguar gishtin e mesit.
Gjyqtari pa pamjet dhe u kthye në fushë duke dekretuar kartonin e verdhë për Matën dhe të kuqin për Muriqin, pasi vlerësohet si sjellje antisportive e rëndë.
https://streamin.one/v/f8ce103e
Por njëkohësisht, meqë Mata ishte ai që kishte nisur përplasjen antisportive mes lojtarëve, dha një goditje dënimi dypasimëshe në zonën e Las Palmas, pak hapa larg portës.
Mohika e ekzekutoi në mënyrë perfekte duke shënuar golin e fitores 3-2 për Mallorcën.
https://streamin.one/v/dc15e6ef
Një moment i pabesueshëm që nuk do të ishte realizuar nëse Muriqi nuk do të kishte reaguar.
Ofendimi me gisht të mesit i kundërshtarit është një prej katër sjelljeve për të cilat mund të ndërhyjë VAR-i dhe nuk do të kishte një dypasimësh në zonë nëse nuk do të kishte pasur një sinjalizim të tillë nga videoasistenti.