• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Brdariç shpreh se kujt ia dedikon 3 pikët

23/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç ka folur në intervistën e pas ndeshjes Vllaznia-Teuta. Tekniku i huaj është shprehur pozitiv rreth performancës së ekipit shkodran që mori 3 pikë nga fitorja e momenteve të fundit, 2-1 kundër Teutës së Edi Martinit.

“Faleminderit për urimet. E kemi pritur një ndeshje të vështirë. E nisëm mbarë pjesën  e parë por nuk shënuam shpejtë. Shënuam në momentin e duhur. Ishte një sfidë e hapur.

Në pjesën  e dytë po kërkonim të dytin që të mbyllnim takimin. Nuk donim të barazoheshim nga Teuta. Ishte një gol i dytë shumë i bukur. Kemi kualitet dhe forcë për të shënuar dhe në fund bëmë një aksion dhe gol shumë, shumë të bukur.

Presidenti Albani ia dedikon fitoren djalit që vjen gjithmonë me ne, djalit të vetë. Presidenti erdhi në dhomat e zhveshjes dhe na e tha këtë.

Duhet të rishikojë lojën. Nuk ishte objektivi ynë të ishim pasiv në pjesën e dytë. Teuta fiton duele dhe luan mirë fizikisht. Nuk është e thjeshtë t’i mundësh, pasi luajnë mirë në transferta. Analizat duhet të vazhdojnë që të shohim se çfarë mund të bëjmë më mirë. Kemi lojtarë on Top.

Gruda ka ardhur pas një operimi, pas një dëmtimi të gjatë. Në ndeshjen miqësore bëri 45 minuta super. Do të na ndihmojë shumë.”, u shpreh Brdariç.

Next Post

VIDEO/ Fund i çmendur me një të kuq dhe dy gola të pësuar në tre minuta, Barçës i ikën fitorja nga duart ndaj Selta Vigos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.