Thursday, 27. August 2026
Sport

VIDEO/ Ranieri debuton me humbje, goli i Lukakut rikthen Napolin në krye të Serisë A

GS 24/11/2024 1 Min. Lesezeit

Napoli i Antonio Contes rikthehet te fitorja në Serinë A dhe këtë e bën në debutimin Claudio Ranierit në stolin e Romës. Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Maradona”, napolitanët u mjaftuan me golin e Romelu Lukakut në minutën e 54-t, pas asistim të dhënë nga Di Lorenzo.

Goli i Lukakut

Një ish ndëshkon verdhekuqtë, të cilët pësuan humbjen e tretë radhazi në kampionat e për rrjedhojë renditen në pjesën e poshtë të tabelës.

Pa fat Roma në të 66-tën, kur Dovbyk u ndal nga traversa.

Teilen: