Edon Zhegrova ishte protagonist absolut në sfidën që Lilë fitoi sot kundër Ren. Kjo pasi sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës shënoi golin e vetëm të takimit, që pati vlerë për javën e 12-të të kampionatin francez.
Zhegrova tundi rrjetën minutën e 45-të, pa u mbyllur pjesa e parë. Tri pikë të vyera, që mbajnë Lil në vendin e katërt në ndjekje të Monakos dhe Marseil. Vetëm PSG është i shkëputur me 6 pikë nga vendi i dytë.
Pas sfidës, Zhegrova dhe skuadra e tij ndanë lumturinë me tifozët. Ishte pikërisht sulmuesi shqiptar, që luajti dhe rolin e ultrasit me mikrofon.
Zhegrova si ultras: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL