“Problemi i tij është se mund të luajë në këtë nivel në shumë role dhe problemi i trajnerit është të zgjedhë rolin më të mirë për ekipin”!
Misioni i realizuar për Real Madridin, i cili mundi Leganes 3-0 dhe tani është vetëm 4 pikë pas Barcelonës me një ndeshje për t’u rikuperuar. Këto janë fjalët e Carlo Ancelottit në konferencë: “Ishte një ndeshje e mirë, nga fillimi në fund. Pashë një ekip solid dhe të koncentruar. Ndryshuam pak pozicionin e sulmuesve: Mbappé mbeti në krahun e majtë, ku ai bëri mirë, dhe Vinicius në brendësi”.
“Ata bënë shumë mirë dhe duhet theksuar loja e Vinit te goli që zhbllokoi sfidën. Më pas ne kontrolluam gjithçka shumë mirë, duke konfirmuar ndjenjat e mira pas ndeshjes kundër Osasuna, jemi më kompakt, të koncentruar. Gjërat po shkojnë mirë”.
“Valverde në krahun e djathtë? Ai bëri shumë mirë. Ashtu si Asencio, i cili luajti me pjekuri. Më pëlqeu shumë. Valverde… është një lojtar krahut fantastik (qesh). Pas Carvajal dhe Lucas Vázquez ai është më i mirë në botë. Problemi i tij është se mund të luajë në këtë nivel në shumë role dhe problemi i trajnerit është të zgjedhë rolin më të mirë për ekipin.
Por më pëlqeu, ai ka shpejtësi të jashtëzakonshme. Do të shohim nëse Lucas dhe Tchouameni mund të rikuperohen. Nëse jo, ne do të marrim vendime”.