Cleveland vijon të jetë skuadra më e mirë në NBA, duke fituar sot 122-108 ndaj Toronto, suksesi i 17-të sezonal në 18 takime të luajtura.
Mitchell dhe Jerome me nga 26 pikë secili ishin shënuesit më të mirë të Cavaliers në këtë sfidë.
Fiton edhe skuadra kampione e Boston, që mban vendin e dytë në Lindje.
Celtics mposhtën 107-105 Minnesota në sekondat e fundit, në një ndeshje me rivalitet.
Brown me 29 pikë e Tatum me 26 bënë diferencën në fushë.
Pas kohës shtesë triumfon Miami, që mundi 123-118 Dallas, sfidë ku u dallua Jimmy Butler me 33 pikë.
Jashtë fushe fiton ekipi i Clippers, që mundi 125-99 Philadelphia, ndeshje ku shkëlqeu James Harden me 23 pikë.
Rezultatet
Boston – Minnesota 107-105
Indiana – Washington 115-103
Miami – Dallas 123-118
Philadlephia – Clippers 99-125
Cleveland – Toronto 122-108
Sacramento – Brooklyn 103-108