Nga mesfusha në sulm nga sulmi në mbrojtje, nga mbrojtja sërish në sulm apo mesfushë. Federiko Valverde po i bën të gjitha te Reali.
Madje edhe duke shënuar, teksa goli ndaj Leganesit ishte i 25-ti i tij me fanellën e bardhë. Mesfushori, i cili kundër Leganesit luajti si mbrojtës krahu (djathtas) ka folur pas ndeshjes, duke komentuar dhe pozicionin e tij të ri.
“Në fakt e kam thënë shpesh se jam gati të luaj në çdo pozicion që më kërkohet. Në krahun e djathtë të mbrojtjes nuk është se nuk kisha luajtur ndonjëherë. E kam bërë edhe më parë, ndaj nuk e kam pasur problem”, tha ai.
“Falkoi” foli dhe për golin e tij. “Sa herë që më jepet mundësia tentoj të godas portën. Jo gjithnjë shënoj, por këtë herë shkoi mbarë”, tha ai.
PANORAMASPORT.AL