Thursday, 27. August 2026
Sport

Po përshtatet te Cagliari, portieri Sherri motivon skuadrën: Të bashkuar deri në fund

GS 25/11/2024 1 Min. Lesezeit

Portieri shqiptar, Alen Sherri po fillon të marrë hapësira te Cagliari, teksa sfida ndaj Genoas, ishte e dyta për të si titullar.

Pas sfidës së mbyllur 2-2, Sherri nuk hezitoi, të bënte një postim në rrjetet sociale.

“Të bashkuar deri në fund”, shkruajti Sherri.

Kujtojmë se 26-vjeçari u transferua nga Egnatia dhe ka një kontratë me klubin nga Sardegna deri më 30 qershor 2027.

Teilen: