Milani ka kthyer fatin e tij në Ligën e Kampioneve me dy fitore radhazi, duke qenë tashmë shumë më i qetë në arenën ndërkombëtare sa i përket kalimit të turrit. Dueli i të martës ndaj Sllovan Bratislavës është një mundësi e mirë për të rritur numrin e pikëve në renditje dhe sipas trajnerit Paulo Fonseka, nuk do të ketë nënvlerësim të kundërshtarit.
“Nuk pres të jetë ashtu. Kemi folur të gjithë se sa e rëndësishme është të fitojmë nesër. Është e rëndësishme që të kemi sjelljen e duhur që të fitojmë, nuk mund të nënvlerësojmë Sllovan”, tha ai në konferencën për mediat ku më pas la të kuptonte se mund të kthente në stol Rafael Leaon.
“Nuk e di, të shoh nesër. Rafa është mirë. Unë kam besim te të gjithë lojtarët e mi, padyshim do të hedh në fushë një ekip për të fituar. Ekziston një mundësi që Leao të mos luajë, ashtu si ekziston që të luajë.
Ajo që di unë në këtë moment është se ndaj skuadrave të mëdha, kemi qenë një skuadër që ka bërë mirë dhe që ka bërë më pak mirë ndaj “të voglave”. Punojmë për të qenë një skuadër me sjelljet dhe ambiciet që kemi treguar kundër skuadrave të mëdha, punojmë për të qenë gjithmonë e njëjta skuadër”, tha ndër të tjera Fonseka.
PANORAMASPORT.AL