Empoli dhe Udineze kanë barazuar 1 me 1. Sfida e vlefshme për javën e 13-të të Seria A pa të dy skuadra të ndajnë pikët.
Paraqitje pozitive nga Ardian Ismajli, i cili për të katërtin takim radhazi në kampionat ishte kapiteni i skuadrës. Aksioni i golit për Empolin në minutën e 23-të nisi pikërisht prej mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.
Ndërkohë Udineze ia doli të barazojë në minutën e 76-të. Pas kësaj jave, Empoli mban vendin e dhjetë me 16 pikë, një më pak se Udineze.
Goli i Pelegrit për Empolin: (VIDEO)
Goli i Dejvis për Udinezen: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL