Cristiano Ronaldo shënoi dy gola në fitoten 3-1 të Al-Nassr përballë Al-Gharafas, në Katar, këtë të hënën, duke u afruar në fazën e eliminatorëve të Ligës së Kampionëve të Azisë, me ende tre ndeshje grupi për t’u luajtur.
Të gjitha golat erdhën në pjesën e dytë, ku arabët sauditë arritën në 13 pikë dhe në vendin e dytë të grupit, vetëm dy pikë pas Al-Ahlit, që më herët fitoi 2-1 në Al-Ain të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Al-Nassr kishte dominimin e ndeshjes në pjesën e parë, por nuk mundi të shënonte.
Ronaldo e e rregulloi shënjestrën brenda minutës së parë të pjesës së dytë, duke zhbllokuar rezultatin.
Dy minuta para orës, Angelo shkëmbeu pasime me Otavion dhe më pas kaloi portierin për të shtuar epërsinë e Al-Nassr në 2-0, dhe katër minuta më vonë, Ronaldo shënoi golin e tij të dytë. Ai u gjet brenda zonës nga Angelo, shmangu mbrojtësin dhe goditi fort për ta dërguar topin lart në rrjetë.
Ky nuk ishte goli i fundit i ndeshjes, pasi sulmuesi spanjoll Joselu ngushtoi disi diferencën me një gol të realizuar 17 minuta para përfundimit, por Al-Nassr arriti të ruante fitoren dhe të përmbyllte një ditë tjetër perfekte për klubet saudite në Championsin Aziatik.