Thursday, 27. August 2026
Sport

Më i miri te skuadra e tij, mësoni vlerësimin dhe statistikat për Ismajlin pas ndeshjes në Seria A

GS 25/11/2024 1 Min. Lesezeit

Ardian Ismajli po shkëlqen me Empolin këtë sezon. Paraqitjen e radhës pozitive e pati në sfidën ndaj Udinezes në shtëpi, që përfundoi barazim 1-1.

ismajli

Ismajli është vlerësuar me notën 7.6 nga “Sofascore”. Mbrojtësi i Empolit ishte ai që nisi aksionin e golit për skuadrën e tij, ndërsa vlerësimi që ka marrë është dhe më i larti te vendasit.

Ismajli ishte kapiteni i Empolit për të katërtën ndeshje radhazi në kampionat, pastroi 15 herë topin si dhe bllokoi dy goditje. Ndërkohë ndërpreu katër herë aksionet kundërshtare, teksa fitoi dhe 5 nga 7 duelet që pati.

sts

PANORAMASPORT.AL

Teilen: