Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, ka anali zuar ndeshjen kundër Brestit sonte në mbrëmje e vlefshme me javën e pestë në Champions League. Trajneri gjerman paralajmëroi rrezikun e skuadrës modeste franceze, e cila ende nuk ka humbur në turneun evropian dhe përsëriti besimin e tij te lojtarët e tij, pavarësisht pengesave të fundit në La Liga.BRESTI – “Ata janë një skuadër e mirë. Është e rëndësishme të kontrollojmë topin, të dalim sa më shpesh para portës së tyre dhe të marrim tre pikët. Fitorja është alternativa e vetme, për ne nuk ka justifikim për çdo rezultat tjetër”.
TË MËSUARIT – “Ne jemi një skuadër e re, më e reja në Champions mendoj. Dhe duhet të marrim parasysh shumë situata. Duhet të mësojmë shumë gjëra. Nëse kryeson 2-0 me mbetesh me një lojtar më pak, duhet të mbrohesh më shumë. Edhe barazimi në Vigo ishte një mësim për të gjithë ne”.
PRESIONI – “Unë i shoh gjërat pozitivisht. Jemi një ekip i ri. Për mua çështja është që ne duhet të mësojmë nga situatat. Ka shumë cilësi në skuadër dhe duhet ta tregojmë atë në fushë. Jam i sigurt që kundër Brestit do të luajmë mirë”.
RËNIE FIZIKE – “Nuk mendoj se kemi probleme fizike. Ne jemi në të njëjtin nivel përgatitjeje. Çdo ndeshje është e ndryshme, ndeshja kundër Selta Vigos nuk është e njëjtë me ndeshjen kundër Bajernit. Duhet të eliminojmë gabimet, mund të bëjmë gjëra më të mira me topin. Ndonjëherë duhet të shohim dhe parapa, jo vetëm përpara kur kemi topin në zotërim”.
LA LIGA – “Ne vazhdojmë rrugën tonë, kështu ecim përpara. Mendoj se të gjithëve na duket mirë. Të gjithë e dimë se ku kemi probleme dhe ku duhet të përmirësohemi. Ne flasim mes nesh. U japim besim lojtarëve. Duhet të mësojmë nga të gjitha situatat. Deri më tani ata kanë bërë mjaft mirë, por jam i sigurt që kemi shumë më tepër potencial”.
FORMATI I CHAMPIONS – “Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, prandaj duhet ta fitojmë këtë ndeshje. Janë tri pikë në shtëpi. Nëse fitojmë, do të jemi në një situatë të mirë, edhe pse ka ende për të luajtur. Por me 12 pikë, situata do të jetë shumë e favorshme për ne
LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL