• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tirana apo Partizani?

26/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshja me e madhe në historinë e futbollit shqiptar do të luhet ditën e dielë duke nisur që nga ora 19:00. Në “Air Albania” është rezervuar të zhvillohet një nga sfidat më të luftuar mes dy skuadrave të kryeqytetit. Ashtu siç jemi mësuar tashmë në vitet e fundit rivaliteti mes Tiranës dhe Partizanit ka dhuruar spektakël në fushën e lojës dhe jashtë saj.

Të gjithë tifozët vëmendjen këto ditë e kanë pikërisht te derbi i kryeqytetit, sfidë që vlen më shumë se 3 pikë, vlen për krenarinë e një qyteti. Pikërisht kjo sfidë flet edhe në lupën e statistikave.

Në këtë sezon demat vijnë si forcë e parë e kampionatit me 27 pikë, teksa kanë arritur të korrin 7 fitore, 6 barazime dhe 1 humbje. Ndërsa kanë një golavarazh 19 gola të shënuar kundrejt 10 të pësuar.

Ndërkohë nga ana tjetër bardheblutë kanë 12 pikë më pak, 15. Ia kanë dalë të sigurojnë 2 fitore, kanë 9 barazime dhe 3 humbje. Golavazh 18-17.

Po çfarë thonë statistikat e 10 viteve të fundit të përballjeve mes tyre? Demat janë në vendin e parë. Në 40 përballje mes tyre, Partizani ka fituar plot 18 sfida, kanë barazuar në 15 prej tyre, ndërsa 7 takime kanë shkuar në favorin e Tiranës.

Një bilanc dukshëm pozitiv për demat, të cilët do të synojnë që të thellojnë akoma më shumë statistikat mes tyre, teksa luhet për krenari dhe prestigj dhe do të luftojnë mes tyre për të ngjyrosur bardheblu ose kuq gjithë kryeqytetin.

Vlen të theksohet se derbi i fundit mes Tiranës dhe Partizanit u mbull në barazim 0-0, teksa ishte dhe derbi i parë i këtij sezoni.

Next Post

“Fjalë të një të frustruari!”, Gazetari i Namibisë i përgjigjet akuzave të Florentino Pérez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.