Wednesday, 26. August 2026
Sport

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, në Fier organizohet turneu i futbollit mes veteranëve

GS 26/11/2024 1 Min. Lesezeit

Në Fier, më 28 nëntor, do të organizohet një turne i veçantë futbolli me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë turne do të marrin pjesë ekipet e veteranëve nga Liria e Prizrenit, Apolonisë dhe Kombëtarja e Veteranëve të Shqipërisë.

Turneu do të mbahet në kompleksin e Apolonisë në Fier dhe ka për qëllim forcimin e lidhjeve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet të gjitha ekipeve pjesëmarrëse.

Kombëtarja e Veteranëve të Shqipërisë po përgatitet për këtë turne, i cili është kthyer tashmë në një traditë për të festuar Ditën e Pavarësisë.

Teilen: