Wednesday, 26. August 2026
Sport

UEFA i beson shqiptarëve në Europë, pesë arbitra të Superiores udhëtojnë në Zvicër

GS 26/11/2024 1 Min. Lesezeit

UEFA i ka besuar arbitrave shqiptarë ndeshjen mes Luganos dhe Gent. Do të jetë Enea Jorgji kryesori i takimit që vlen për raundin e katërt të Ligës së Konferencës.

uefa refere logo

“Stockohorn Arena” në Thun të Zvicrës pret këtë takim, që luhet të enjten e 28 nëntorit ora 21:00.

Jorgji do të shoqërohet po nga arbitra shqiptarë. Kështu Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj janë asistentët e tij në Ligën e Konferencës, ndërsa arbitër i katërt qëndron Eldorjan Hamiti.

Marko Di Belo, italian, do të vendoset ndërkohë në VAR i shoqëruar nga Kreshnik Barjamaj.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: