Mohamed Salah ka lënë të kuptohet këtë fundjavë se po bëhet gati t’i japë lamtumirën Liverpulit në fund të sezonit, kur mbyllet edhe kontrata e tij me klubin legjendar. Ai akuzoi se kishte mbetur i zhgënjyer nga klubi i cili nuk i kishte ofruar ende rinovimin e marrëveshjes.
Por sipas legjendës së Liverpulit, Xhemi Karrager, Salah po shfrytëzon situatën, pasi qartësisht po përgatit në këtë mënyrë largimin e tij duke ia vënë fajin më kot klubit.
“Natyrshëm që ka pasur një diskutim mes palëve. Për momentin ka një diferencë shumë të madhe mes asaj që Salah dhe menaxheri i tij thonë se vlen, si në aspektin financiar, ashtu edhe në kohëzgjatjen e kontratës, si dhe asaj që ofron Liverpuli. Arsyeja pse Liverpuli nuk ka bërë ende një ofertë, është sepse di që Salah do ta refuzojë.
Por më duhet të them se jam shumë i zhgënjyer nga ai. Liverpuli do të luajë nesër ndaj Real Madrid dhe në fundjavë ndaj Mançester Sitit, ndërsa në shtatë vite Salah është ndalur dy herë të flasë për gazetarët për kontratën. Nëse do të vazhdojë me këto komente, do të tregohet egoist”, tha Karrager për futbollistin i cili ka qenë në formë të shkëlqyer në këtë sezon me 12 gola e 10 asiste.
PANORAMASPORT.AL