• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Ngjarje e frikshme për ish-sulmuesin e Arsenalit dhe Juventusit, “Lordin” e sulmojnë me thikë në rrugët e Nju Jorkut

26/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Niklas Bendtner ka qenë një emër i cili edhe në vitet kur luante futboll, bënte gjithmonë më shumë bujë me ngjarjet jashtë fushe teksa njihej me nofkën “Lordi”. Ish-sulmuesi danez, i cili në karrierën e tij ka luajtur me klube të njohur si Arsenali, Volfsburgu e Juventusi, është bërë protagonist edhe këtë radhë i një ngjarje që nuk ka lidhej me futbollin, duke qenë viktimë e një sulmi të pazakontë me thikë.

asddsadsadsadsasadsdaads

Të mërkurën e kaluar, ai ka qenë duke ecur në rrugët e Nju Jorkut në praninë e dy shokëve kur një person i është afruar me vrap dhe i ka goditur me thikë. Një kamera sigurie tregon Bendtner dhe shokët e tij duke ecur e pak çaste më vonë pas tyre vrapon një person, i cili largohet po me vrap në drejtimin nga kishte ardhur.

Sipas mediave ndërkombëtare, një nga miqtë e Bendtner ka pësuar çarje në fytyrë, vesh dhe shpinë dhe është dërguar për trajtim në spital, ndërsa ish-futbollisti ia ka hedhur pa lëndime. Autori ishte larguar, por më pas ishte kapur nga policia, i denoncuar nga e ëma e cila kishte parë të birin 25-vjeçar në lajme.

SHIH VIDEON

Bendtner konfirmoi për mediat daneze si ishte pikërisht ai personi në video. “Nuk kam komente për të bërë. Por mund të konfirmoj që jam unë në atë video. Është e vështirë t’i shmangesh kësaj situate”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.