• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Motta: Aston Villa? Skuadër e madhe, duhet ta përballojmë me përulësi

26/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Thiago Motta është i kënaqur me paraqitjen e Juventusit kundër Milanit. Në konferencën për shtypin para ndeshjes Astin Villan, ai u shpreh se i duhet dhënë vazhdimësi pikërisht paraqitjes së mirë me kuqezinjtë.

Emery tha se për Aston Villën është i pranueshëm edhe një barazim. A je dakord?

“Nuk e di, nuk e kam parë konferencën e tij për shtypin. Mendoj se nesër do të përballemi me një skuadër të madhe, e cila prej shumë kohësh po luan mirë dhe po arrin rezultate të rëndësishme. Në Ligën e Kampionëve kanë nëntë pikë dhe kanë luajtur edhe kundër Bayernit. Nesër do të zbresim në fushë me shumë përulësi dhe të vendosur për të bërë detyrën tonë. Do të japim maksimumin për të zhvilluar një ndeshje të madhe.

Çfarë mendoni për formulën e re të Ligës së Kampionëve?

Më pëlqen. Përballemi me skuadra të ndryshme që punojnë në mënyra të ndryshme. Kjo të bën të përgatitesh ndryshe për çdo ndeshje. Është një përvojë më shumë për të rritur dhe përmirësuar veten. Mund të krahasojmë nivelin tonë me shumë skuadra të tjera.

Çfarë duhet përmirësuar në krahasim me ndeshjen kundër Milanit?

Duhet t’i japim vazhdimësi gjithçkaje që bëmë. E kam parë përsëri dhe kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë kundër Milanit. Me skuadrën që kanë ata në këtë moment, patën shumë pak mundësi dhe ne kontrolluam lojën për një kohë të gjatë. Nuk u dhamë hapësira për kundërsulme. Nesër do të përballemi me një ekip tjetër shumë të rrezikshëm në kundërsulme, i cili është mësuar të përballet me situata të tilla. Duhet t’i japim vazhdimësi fazës mbrojtëse, të mos lëmë hapësira për mesfushorët ofensivë. Duhet të mbrojmë mirë portën tonë dhe ta shfrytëzojmë mirë topin.

 

Next Post

Dyfishohen shifrat në Pragë, Llorente “fundos” skuadrën e Qazim Laçit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.