Wednesday, 26. August 2026
Sport

Haaland thyen rekordin e holandezit Rood van Nistelrooy në Champions

GS 27/11/2024 1 Min. Lesezeit

Goli i shënuar në minutën e 44-t nga pika e penalltisë, që i dha epërsinë Manchester City-t ndaj Feyenoord-it në ndeshjen e Champions League që po zhvillohet Etihad, është goli i 50-të i realizuar nga Erling Haaland në këtë kompeticion. Ai është lojtari më i shpejtë në histori që arrin këtë shifër, duke e bërë në vetëm 44 ndeshje, një më pak se rekordi i mëparshëm i mbajtur nga Ruud van Nistelrooy.

Haaland, në fakt, nuk ndal me kaq, sepse shënoi një tjetër gol për rezultatin 3-0, në minutën e 53-të.

Teilen: