Wednesday, 26. August 2026
Sport

Champions League/ City “harron” të fitojë, Bayern, Barcelona, Inter dhe Arsenal bëjnë detyrën, Atalanta fiton me rezultat tenistik

GS 27/11/2024 1 Min. Lesezeit

Pas pesë humbjeve rresht në kampionat Manchester City ka zhgënjyer edhe në Cahmpions League duke barazuar 3-3 përballë Feynord.

Edhe pse ishin “qytetarët’ që kaluan në avantazh të trefishtë pas golave të Haland (2) dhe Gundogan, holandezët barazuan gjithçka në pjesën e dytë.

Ndërkohë sa u përket rezultateve të tjera Bayern Munchen ka fituar përballë PSG me rezultatin 1-0 me gol të Kim Min-Jaee.

Leverkusen ka fituar me rezultatin e thellë 5-0 përballë Salzburg me gola të Wirtz (2), Grimaldo, Garcia dhe Shick.

Po ashtu Interi ka fituar 1-0 përballë Leipzig. Ishte autogoli i Lukeba. Skuadra tjetër italiane Atalanta fitoi me goleadë 5-1 në transfertë përballë zvicerianëve të Yang Boys.

Po ahtu edhe Milani ka fituar më herët me rezultatin 2-3 në transfertën çeke.

Arsenal ka fituar gjithashtu me rezultatin 5-1 përballë Lisbonës në Portugali dhe Barcelona 3-0 përballë brest.

Të gjitha rezultate e mbrëmjes dhe tabela e rënditjes:

Teilen: