• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

2 Korriku U19 pëson thellë nga Dynamo Kievi

27/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ekipi U19 i 2 Korrikut të Prishtinës, ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e parë të raundit të tretë të UEFA Youth League.

Të mërkurën, në Poloni, skuadra kosovare pësoi nga Dynamo Kievi i Ukrainës me rezultatin 5:0.

Dy gola në pjesën e parë dhe tre të tjerë në të dytën, konfirmuan fitoren e ekipit nga Ukraina që edhe llogaritej favorit përball 2 Korrikut.

Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave, luhet më 11 dhjetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, por vështirë se 2 Korriku do të mund ta shkrijë epërsinë e thellë të Dynamos nga ndeshja e parë.

2 Korriku, tashmë i ka kaluar me sukses dy raundet e para të kësaj gare, në të cilën po debuton këtë sezon.

Në raundin e parë, 2 Korriku ka eliminuar Bylisin e Shqipërisë, ndërsa në raundin e dytë ishte më i mirë se Dublini i Irlandës.

Next Post

OEK dhe FFK nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.