Wednesday, 26. August 2026
Sport

Sherr masiv mes tifozëve gjermanë dhe serbë para sfidës së Championsit

GS 27/11/2024 1 Min. Lesezeit

Tifozët e Stuttgartit kanë udhëtuar për në Beograd, për të përkrahur skuadrën e zemrës kundër Crvena Zvezdës, në ndeshjen e xhiros së pestë të Champions League.

Edhe një herë në Beograd u dëshmuan se janë armiqësor për mysafirin, por kjo edhe pritej nga tifozët famëkeq “Delija” e Zvezdës.

Një përleshjeje masive ka ndodhur pak orë para ndeshjes.

Media serbe “Telegraf”, ka shkruar: “Sipas njoftimeve jozyrtare, rreth tridhjetë tifozë të kampionit aktual të Serbisë u përplasën me një grup tifozësh të Shtutgartit në Unazën e Gjelbër, të cilët pranuan thirrjen për një përballje “të drejtë”.

Dyshohet se në këtë përballje kanë marrë avantazhin tifozët e nënkampionit së Gjermanisë dhe njëri nga serbët është rrahur të rëndë”.

Teilen: