Friday, 3. April 2026
Sport

Liria “njofton” Drenicën me humbje

GS 27/11/2024 1 Min. Lesezeit

Liria e Prizrenit  ka mbyllur me fitore stinorin vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Në ndeshjen e fundit, e cila i takoi xhiros së 14-t të Grupit A, Liria mposhti Drenicën me rezultatin e ngushtë 3:2.

Për Lirinë, që tani ngrihet në kuotën e 23 pikëve dhe “dimëron” në pozitën e 5, kjo është fitorja e shtatë këtë sezon kurse Drenica regjistroi humbjen e parë.

Përkundër humbjes, Drenica mbetet kampione vjeshtore me 31 pikë, katër më shumë se Vëllaznimi që është i dyti dhe në xhiron e fundit të stinorit vjeshtor fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Istogut.

Rezultatet tjera të Grupit A, janë: Trepça – Trepça ’89 0:0, Rahoveci – Mitrovica 2:2 dhe Rilindja 1974 – Besa 1:0.

Ndërkohë, në Grupin B, Prishtina e Re është kampione vjeshtore pasi në xhiron e 14-të, triumfoi 3:2 ndaj Vjosës.

Prishtina e Re kryeson me 35 pikë, pesë më shumë se skuadra e Vushtrrisë që është e dyta dhe në këtë xhiro triumfoi 2:0 ndaj Fushë Kosovës.

Rezultatet tjera të këtij grupi, janë: Ramiz Sadiku – KEK-u 1:1, Dinamo – Flamurtari 1:1 kurse dueli 2 Korriku – Kika luhet në vikend.

Teilen: