Bayern Munich po kalon një moment të mirë, si në kampionat ashtu dhe në Champions League.
Këtë gjë e vërteton vendi i parë në kampionat dhe fitorja ndaj PSG në Europë.
Një seri e gjatë fitoresh dhe ndeshjesh pa pësuar gol, që kanë ekzaltuar edhe sulmuesin anglez Harry Kane.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka shprehur gjithë emocionet e tij.
“Djemtë po punojnë dhe japin maksimumin në fushë për të bërë secili detyrën e tij. Jemi në një seri fitoresh dhe mbi të gjitha nuk po pësojmë gol. Kjo është meritë e gjithë grupit. Të vazhdojmë kështu”, tha Kane.