• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mota: Nuk ditëm të krijonim kundër Aston Vilës, Kopmeinersi i pazëvendësueshëm

28/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me situatën ku ndodhet, Tiago Mota i falet pikës së marrë në Angli ndaj Aston Vilas. Pas sfidës trajneri bardhezi dha përshtypjet e tij mbi ndeshjen.

Mota

“Një pikë e sigurt. Skuadra vazhdon të luajë në mënyrë kompakte dhe me ekuilibër. Aston Vila niset shumë shpejt dhe kërkon gjithmonë sulmuesin e saj, por ne nuk kemi lënë hapësira. Është e qartë që ne krijuam shumë pak, por kjo erdhi për të mos i lënë hapësira kundërshtarit. Është një tjetër paraqitje e mirë. Një pikë që do të na bëjë të vazhdojmë të kërkojmë kualifikimin”.

KOPMEINERS- “”Deri më tani, ndeshja kundër Shtutgartit ka qenë më e komplikuara. Kopmeinersi po luan në një pozicion të vështirë. Mes rreshtave ishte e komplikuar për të. Kur kthehet më mbrapa, e sheh më shumë lojën dhe ndihet më rehat. Ai gjithashtu duhet të japë kontributin e tij në fazën ofensive. Në shumë ndeshje ka qenë afër shënimit. Lojtar special, i cili mund të luajë role të shumta. Jam shumë i lumtur që e kam, më jep qetësi dhe është e vështirë të zëvendësohet”.

OBJEKTIVI- “Ne duam gjithmonë të fitojmë, kemi 3 ndeshje për t’u kualifikuar. Moment i rëndësishëm, ku duhet të luajmë çdo ndeshje në maksimum siç bëmë ndaj Aston Vilës. Kemi ndeshje të mëdha që na presin midis kampionatit, Kupës së Italisë dhe Ligës së Kampioneve. Gjithmonë dalim në fushë me idenë tonë dhe përpiqemi të fitojmë”, tha ndër të tjera trajneri i Juventusit, Tiago Mota.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Sa para ka harxhuar për shkarkimin e Ten Hagut?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.