• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fagioli tregon se filloi të vinte baste që në moshën 16-vjeçare me miqtë e tij

28/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nicolò Fagioli, mesfushori 23-vjeçar i Juventusit dhe kombëtares italiane, ka rrëfyer në një dokumentar të “Prime Video” betejën e tij me varësinë nga bastet. Ai tregoi se si nisi gjithçka dhe si përfundoi duke humbur shuma të mëdha parash: “I thosha vetes ‘nuk ndodh asgjë’.

Ndonjëherë fitoja, por paguaja për humbjet e mëparshme. Në momentin më të keq rrija 12 orë në telefon, koha kalonte si të ishin vetëm 2 ose 3 orë”.

Fagioli tregon se filloi të vinte baste që në moshën 16-vjeçare me miqtë e tij për argëtim. Më pas, gjatë kohës së izolimit për shkak të Covid-19, situata u përkeqësua: “Kur isha te Cremonese, mbeta në shtëpi për një muaj për shkak të Covid-it dhe gjithçka u bë automatike”.

Edhe pse shuma maksimale për bast ishte 10.000 euro, ishte frekuenca e lartë e të luajturit që e çoi në humbje të mëdha: “Kam humbur qindra, mijëra euro. Luaja futboll për të paguar këto disfata në baste”.

Në një moment, ai madje u kërcënua nga persona të panjohur: “Më thoshin ‘të vrasim’ para se të luaja ndeshjen në Sevilla. Nuk mund të tregoja kush më kërcënonte. Është e tmerrshme të kërcënohesh nga njerëz që nuk i njeh”.

Fagioli kujton edhe momentet e vështira në pankinë në “Reggio Emilia”, kur qante pas një gabimi në ndeshje: “Kisha shumë borxhe dhe nuk dija si t’i paguaja. Ne futbollistët kemi shumë kohë të lirë, por unë e përdora gabimisht”.

Ai kërkoi ndihmë në qendrat për varësinë, por nuk pati sukses: “Shkova dy ose tri herë te qendra për varësi, por më dukej e kotë”.

Fagioli pranon se është e vështirë të shërohesh plotësisht nga varësia: “Nuk shërohesh nga bixhozi, por mëson ta kontrollosh veten”.

Për këtë, falënderon familjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme: “Familja më qëndroi gjithmonë pranë, i detyrohem shumë. Kalova 7 muaj agoni, çdo ditë shënoja në kalendar sa ditë kishin mbetur”.

Në përfundim, Fagioli pranon humbjet e tij, jo vetëm financiare, por edhe të viteve të jetës: “Kam humbur më shumë se dy vite jetë për shkak të basteve. Kam humbur para, kohë dhe momentet me familjen”. Megjithatë, ai tani ndihet më i fortë: “Në depresion isha më parë, kur vija baste. Tani ndihem më mirë, jam kthyer, po stërvitem seriozisht”.

Next Post

Kosova me pozitën më të mirë në histori, për herë të parë në vendin e 99-të

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.