Friday, 20. March 2026
Sport

Renditja e FIFA-s, Shqipëria s‘ndryshon pozicion, Kosova bën historinë

GS 28/11/2024 1 Min. Lesezeit

FIFA ka përditësuar renditjen e saj të Kombëtareve duke publikuar para pak minutash pikët për secilën skuadër. Shqipëria ka ruajtur vendin e 65 me 1375.57 pikë, 3.72 më pak se muaji i kaluar. Barazimi me Republikën Çeke dhe humbja me Ukrainën nuk kanë ndikuar pozitivisht për ekipin e Silvinjos.

Sa i përket Kosovës në renditjen e këtij muaji ka arritur që të listohet e 99-ta me 1219.82 pikë. Ky është pozicioni më i mirë i arritur ndonjëherë nga Kosova.

Teilen: