• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Koment nga Fabio Kapelo/ Të gjithë dinë çfarë bëjnë, nuk do doja të luaja kurrë kundër këtij Interi

28/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi është një skuadër që ka një mënyrë të luajturi që e njohin të gjithë, shumë të qartë. Nuk ka asgjë të re apo të vjetër kur futet një lojtar dhe kur del një tjetër.kapeloTë gjithë dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe si ta bëjnë, si lëvizin shokët e skuadrës. Kjo është diçka shumë e bukur dhe meritë e Simone Inzagit që i ka dhënë filozofinë e tij skuadrës. Gjëja e bukur është personaliteti që ka kjo skuadër.

Kur shkon të luash kundër tyre, kupton që luan ndaj një ekipi që mund të të bëjë keq në çdo moment. Për kualitetin e lojtarëve, por mbi të gjitha për vendosmërinë që kanë të gjithë në momente të caktuara. Nuk mundet të bësh 5 ndeshje në Champions pa pësuar gol. Kjo do të thotë se të gjithë bëjnë sakrificë që ta mbajnë portën të paprekur. Kur humbasin topin të gjithë vrapojnë mbrapa për ta rrëmbyer sa më shpejt. Por kur shkojnë në sulm janë gjithmonë 4 lojtarë brenda zonës.

Një ekip i jashtëzakonshëm. Për këtë Inter mund të thuhen vetëm gjëra pozitive. E nisi pak me ngadalësi në kampionat, por nëse unë do të isha trajner, nuk do të doja të më dilte përpara një skuadër si Interi. Për mua është patjetër favorit në kampionatin italian, sepse ka dy skuadra dhe një organikë të plotë. Por Interi mund t’i fitojë të dyja kompeticionet. E shoh të vendosur mirë edhe në Champions. Është një fillim sezoni spektakolar dhe merita është e të gjithëve për punën që kanë bërë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Bellingham mbron Mbappen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.