Monday, 16. March 2026
Sport

“Do të përfundojë si Anelka”, Mbappe në ‘syrin e ciklonit’ te Reali

GS 28/11/2024 2 Min. Lesezeit

Pavarësisht rezultatit negativ në Anfield, kundër Liverpoolit, në universin e kritikave që rrethon Realin e Madridit, edhe një herë tjetër vëmendjen e tërheq performanca e Kylian Mbappésë. Dy janë çështjet kryesore të diskutimit në lidhje me paraqitjen e francezit në tokën angleze, të evidentuara nga ONZE.

Çështja e parë lidhet me momentin para kthimit në fushë të “Los Blancos” pas pushimit, ku shihet Jude Bellingham duke biseduar me disa shokë të skuadrës. Ish-lojtari i PSG-së përpiqet të flasë me mesfushorin anglez, por ky i fundit duket se nuk e merr në konsideratë, të paktën deri në momentet e fundit para daljes nga dhomat e zhveshjes.

Pjesa tjetër e polemikave që kanë vënë Mbappénë në qendër të kritikave lidhet me fundin e ndeshjes, kur francezi u kthye në dhomat e brendshme të stadiumit të “Reds” pa i përshëndetur tifozët spanjollë të pranishëm.

Ky gjest u përjetua si mungesë respekti dhe shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale me komente si: “Erdhi për të zëvendësuar CR7, por në fund do të marrë vendin e Hazard” ose “Do të përfundojë si Anelka.”

 

Teilen: