• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Magani-Veselinoviç, përballje stilesh

28/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përballja e Tiranës dhe Partizanit do të përplasë për herë të parë edhe trajnerët Magani e Veselinoviç. Trajneri bardheblu ka më tepër përvojë në derbi, me pesë ndeshje të tillë, kundër një të trajnerit të të kuqve, që në fazën e parë pati si kundërshtar Shkëmbin.

Aleksandar Veselinoviç e Gugash Magani do të përballen për herë të parë midis tyre të dielën, më 1 dhjetor, në Arenën Kombëtare në Tiranë. Trajneri i Partizanit, Veselinoviç, debutoi në derbin e kryeqytetit shqiptar më 21 shtator, por atëherë pati përballë Bledi Shkëmbin, edhe ai debutues në derbi. Kundër Tiranës nuk ishte ndeshja e parë derbi e Veselinoviç në karrierën e tij, pasi ai ka pasur eksperiencë përballjesh me skuadrat e qytetit të Beogradit kur drejtonte Çukariçkin.

Gjithsesi, këtë herë do të ketë si kundërshtar një trajner më ekspert në derbin e kryeqytetit, të paktën për sa i përket numrit të ndeshjeve. Magani, i cili e ka drejtuar Tiranën edhe më parë, në kampionatet 2013-14 e 2014-15, ka kaluar pesë ndeshje derbi, nga të cilat ka fituar një, barazuar tre e humbur dy. Rastësitë me përvojën e parë si trajner i Tiranës janë të shumta. Edhe atëherë, Magani e mori skuadrën teksa bardheblutë luftonin për mbijetesë, ndërsa të kuqtë synonin titullin.

Në ndeshjen e tij të dytë, më 7 shkurt 2014, Magani pati derbin e parë dhe arriti fitore, 1-0, me gol të brazilianit Zhilberto. Partizani nuk arriti ta fitonte titullin, madje doli në vendin e gjashtë, ndërkohë që Tirana mbijetoi dhe e përfundoi kampionatin një vend më poshtë. Këtë herë derbi do të jetë ndeshja e tretë e Maganit si trajner i bardhebluve, megjithatë në këtë rast suksesi mund t’i vlejë shumë Tiranës, por nuk do të ndikojë në shanset e Partizanit për titullin, për shkak të formulës së kampionatit.

Do të jetë edhe një përballje stilesh, me Veselinoviç më të qetë e të përmbajtur në stol, më i sigurt tashmë në vetvete falë ecurisës së skuadrës, dhe me Maganin më impulsiv, ashtu siç dhe i duhet Tiranës për t’u shkundur e synuar ngjitjen e shkallëve.

Next Post

Kosovarja zbarkon në fushën e Leskovcit në Serbi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.