• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Befason Van Nistelrooy, shumë pranë zyrtarizimit në krye të skuadrës së Premier League-s

28/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një periudhe shumë të shkurtër pa punë (që kur Amorim mori drejtimin e Manchester United), Ruud van Nistelrooy ka vendosur të marrë përsipër një detyrë shumë të rëndësishme. Holandezi 48-vjeçar është gati për të firmosur me një klub po në Angli pas periudhës si trajner i përkohshëm i “Djajve të Kuq”.

Është folur javët e fundit për Coventry City dhe Hamburg, por sipas thashethemeve që po qarkullojnë në Angli, ai mund të pranojë propozimin nga një klub i Premier League-s.

Sipas informacionit të mbledhur nga “Sky Sports UK”, “po”-ja i Van Nistelrooy-t për Leicester City-n pritet të jetë shumë afër për të mbuluar vendin e lënë të lirë pas shkarkimit të Cooper.

Njoftimi mund të vijë edhe brenda orëve, pasi ai pritet të jetë i pranishëm për ndeshjen kundër Brentfordit të shtunën. Aktualisht, dokumentet janë në shqyrtim dhe ka disa çështje kontraktuale për t’u sqaruar, prandaj nënshkrimi i holandezit nuk ka ardhur ende, por ka optimizëm nga të dyja palët që marrëveshja do të realizohet shpejt.

Megjithatë, përpara se të vendosnin për Van Nistelrooy-n, “Foxes” kanë eksploruar mundësi të tjera. Sipas kanaleve britanike të lajmeve, Niko Kovac, ish-trajner i Bayernit  dhe trajneri aktual i West Bromwich Albion, Carlos Corberan, ishin alternativa, por tashmë i preferuari është ish-lojtari i United dhe PSV-së.

Next Post

Al-Hilal kërkon “yllin” e rivalëve, “gjigantët” sauditë vihen pas Cristiano Ronaldo

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.