Roma merr rezultatin e parë pozitiv me Claudio Ranierin në stol. Verdheuqtë barazuan ‘in extremis’ 2-2 me Tottenhami në raundin e pestë të Europa League-s, kompeticion ku rrezikojnë ende të mbeten jashtë zonës play off.
Son Heung-Min me penallti dhe Johnson në pjesën e dytë shënuan golat për vendësit, ndërsa golin e barazimit të përkohshëm 1-1 e realizoi Ndicka dhe të rezultatit përfundimtar 2-2 Hummels në kohën shtesë.
Duhet theksuar se mbrojtësi veteran gjerman kishte përgjegjësi në të dy golat e pësuar nga Roma.
Manchester United shijon fitoren e parë nën drejtimin e portugezit Amorim. “Djajtë e Kuq” mposhtëm me vështirësi 3-2 Bodo/Glimt me golin e Garnachos dhe dygolëshin e Hojlund.
Fitore e thellë 1-4 Rangers përballë Nice, ndeshje ku luajti titullar mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami.
Më poshtë rezultatet e ndeshjeve të orës 21:00.
Sa u përket ndeshjeve të Conference League, surprizën e madhe e bëri Mlada Boleslav, që mposhti me përmbysje 2-1 Betisin e Seviljes. Fiorentina, ndërkohë, mposhti 3-2 Paphos.