• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

LIGA E EUROPES/ Hojlund shpëton Junajtid nga turpërimi në shtëpi, Humels bën heroin për Romën në Londër. Mësoni rezultatet e ndeshjeve të darkës (VIDEO)

29/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rasmus Hojlund ka shpëtuar Ruben Amorim nga një tjetër rezultat zhgënjyes për Mançester Junajtid, duke i dhënë pak frymëmarrje trajnerit të ri të “djajve të kuq” falë suksesit 3-2 ndaj Bodo/Glimt.

europa league

Dy gola të danezit përmbysën shifrat nga 2-1 për norvegjezët në 3-2 për anglezët, të cilët kishin shpërdoruar një avantazh të siguruar që në minutën e parë të duelit me Garnaçon. Kështu, Mançester Junajtid mori tre pikë të arta në Europë e për më tepër, gjeti një fitore që do të qetësojë pak situatën në klub.

Në supersfidën e mbrëmjes, Totenhemi dhe Roma janë ndarë në një barazim spektakolar 2-2 në një sfidë me shumë të papritura që filloi me një gol të shpejtë të anglezëve me penalltinë e Son. Ndika barazoi e më pas italianët panë t’u anulohej avantazhi nga VAR-i. Xhonson kaloi përsëri në avantazh britanikët dhe rezultati zgjati në minutën e parë shtesë, kur Humels barazoi shifrat në 2-2.

Në sfidat e tjera bie në sy fitorja 2-0 e Real Sociedad ndaj Ajaksit, por sidomos shpartallimi që Rejnxhërs i Nedim Bajramit i ka bërë Nicës në fushën e kësaj të fundit, duke e mundur 1-4.

REZULTATET 

BRAGA – HOFENHAJM 3-0
2′ Bruma, 8′ Fernandes, 90’+3′ Vitor Karvajo

FCSB – OLIMPIAKOS 0-0

FERENCVAROSH – MALMO 4-1
8′ (p), 11′ Varga, 53′ Kadi Borges, 74′ Cise / 18′ (p) Bothaim

MANÇESTER JUNAJTID – BODO/GLIMT 3-2
1′ Garnaço, 45′, 50′ Hojlund / 19′ Evjen, 23′ Zinkernagel

Goli i dytë i Hojlund (VIDEO)

Goli i Hojlund (VIDEO)

Goli i Zinkernagel (VIDEO)

Goli i Evjen (VIDEO)

Goli i Garnaço (VIDEO)

MIDTJYLLAND-EINTRAHT FRANKFURT 1-2
48′ Gogorza / 7′ Larson, 57′ (p) Marmush

NISË – REJNXHËRS 1-4
83′ Buanani / 35’ Çerni, 38′ Diomande, 45’+3′, 54′ Igamene

REAL SOCIEDAD – AJAKS 2-0
66′ Berrenetçea, 85′ Kubo

SLAVIA PRAGË-FENERBAHÇE 1-2
7′ Hori / 35′ Xheko, 85′ En Nesiri

TOTENHEM – ROMA 2-2
5′ (p) Son, 34′ Xhonson / 20′ Ndika, 90’+1′ Humels

Goli i Humels (VIDEO)

Goli i Xhonson (VIDEO)

Goli i Ndika (VIDEO)

Goli i Son (VIDEO)

TUENTE – UNION SG 0-1
11′ Fuseini

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Granada bëhet gati t’i plotësojë dëshirat për rrogën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.