Sot do të nisë java 15-të e Superiores me duelin që do të luhet në orën 13:30 mes Bylisit dhe Vllaznisë.
Ballshiotët do të kërkojnë 3 pikët për t’ju larguar vendit të fundit, ndërsa shkodranët për t’i marrë kreun Partizanit.
Skuadra e Dedes vjen nga humbja në javën e shkuar me Egnatian dhe kuqeblutë nga fitorja ndaj Teutës.