Wednesday, 26. August 2026
Sport

Një trajnere shqiptare kandidate për çmimin “The Best” nga FIFA

GS 29/11/2024 1 Min. Lesezeit

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka publikuar listën e kandidatëve për çmimet e vitit, ku spikat edhe emri i shqiptares Elena Sadiku.

Trajnerja 31-vjeçare është ndër të nominuarat në kategorinë e trajnereve më të mirë të vitit për femra.

Ajo po konkurron kundër shtatë rivalëve të fortë.

Sadiku që aktualisht është trajnere e ekipit të Celtic në Skoci, ka arritur suksese të mëdha me këtë klub të njohur, duke e pozicionuar veten si një figurë të rëndësishme në futbollin ndërkombëtar.

Teilen: