• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E bujshme/ Francesco Totti merret nën hetim, rrezikon burgun

29/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Francesco Totti, ish-kapiteni legjendar i Romës, është nën hetim nga Prokuroria e Romës për evazion fiskal, sipas raportimeve të “La Verità”.

Ai akuzohet për mosdeklarim të të ardhurave të lidhura me reklamat, çka ka çuar në një borxh tatimor prej 200.000 eurosh për shkak të gjobave dhe interesave.

“Guardia di Finanza” zbuloi se Totti nuk kishte hapur një pozicion specifik të TVSH-së për të ardhurat nga reklamat, duke mos paguar taksat e nevojshme.

Megjithëse Totti ka paguar shumën e kërkuar për ta mbyllur çështjen, Prokuroria e ka regjistruar atë si të dyshuar për mosdeklarim të të ardhurave.

Sipas dekretit legjislativ 74/2000, ai rrezikon një dënim që varion nga 2 deri në 5 vite burg, nëse akuza konfirmohet.

Totti pritet të paraqitet në Prokurori në mes të dhjetorit, për t’u marrë në pyetje nga prokurori Vincenzo Barba.

Hetimet nuk lidhen me denoncimin e ish-bashkëshortes së tij, Ilary Blasi, për llogari të pretenduara jashtë vendit, por fokusohen vetëm te të ardhurat nga reklamat.

 

Next Post

Alarm tek Interi, Pavard mbyll vitin prej dëmtimit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.