Wednesday, 26. August 2026
Sport

Fonseka në diskutim, për bastexhinjtë do të shkarkohet nga Milani

GS 29/11/2024 1 Min. Lesezeit

Nëse nuk arrihet një vazhdimësi e caktuar e rezultateve, drejtuesit e Milanit mund të zgjedhin gjithashtu një ndryshim në stol.

FONSEKA

Në këtë rast, emrat më të nxehtë do të ishin ata të Masimiliano Alegrit dhe Mauricio Sarrit, trajnerë ekspertë që e njohin mirë Serinë A. Ish-juventini e ka 6 koefiçentin nga kompanitë e basteve, ndërkohë që ishi i Lacios luhatet mes 5 dhe 8. Igor Tudor është gjithashtu në garë, i cili është pa punë pas largimit nga Lacio dhe ka gjithashtu koeficent 10 për zbarkimin mbi stolin kuqezi.

EMRAT E TJERË – Megjithatë, drejtuesit e kuqezinjve tashmë në verë kishin zgjedhur një trajner të huaj: mes trajnerëve të lirë në treg është Terziç, finalisti i Champions në krye të Dortmundit, firma e të cilit vlen mes 15 dhe 16 herë shumën e luajtur, ndërsa për ish-teknikun e Çelsit, Tomas Tuhel koeficienti arrin në 20.00. Në fund të listës kuqezi edhe Serxho Konseisaos, tashmë në listën e ngushtë të kuqezinjve gjatë verës, ofrohet midis 20 dhe 25 nga operatorët kryesorë të basteve.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: