• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rrahmani lider i Napolit në prekje të topit dhe pasime

29/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kapitenit të Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmanit i kanë mjaftuar vetëm 13-të ndeshje në Serie A me Napolin për t’u konfirmuar si njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të trajnerit Antonio Conte.

Rrahmani po shkëlqen këtë sezon te Napoli dhe është shndërruar në lider të ekipit, falë aftësive që po i shfaq si në mbrojtje ashtu edhe në ndërtimin e aksioneve.

I quajtur nga trajneri Conte me nofkën “kompjuteri”, Rrahmani po kujdeset që edhe sulmet e Napolit nga mbrojtja të nisin prej tij dhe këtë më së miri e dëshmojnë statistikat në kampionat.

Rrahmani është lojtari që deri më tani ka më së shumti prekje të topit – 957, si dhe pasime të bërë dhe pasime të kompletuara.

Rrahmani ka regjistruar 832 pasime, prej të cilave 766 i ka të kompletuara, duke i renditur i katërti, përkatësisht i dyti në renditjen e përgjithshme të Serie A.

Vetëm në ndeshjen e fundit ndaj Romës, të cilën Napoli e fitoi 1:0, Rrahmani regjistroi numra impresiv, ku pati 123 prekje të topit dhe 110 pasime, ku 100 ishin të sakta.

Në 13 ndeshje të luajtura deri më tani në kampionat, Rrahmani ka kontribuar edhe me 2 asistime.

Next Post

Messi dhe Ronaldo, kandidatë për çmimet vjetore të FIFA-s

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.