Wednesday, 26. August 2026
Sport

Bylis merr ndaj Vllaznisë 3 pikë të ‘arta’ për mbijetesën

GS 29/11/2024 1 Min. Lesezeit

Bylisi ka fituar 1-0 përballë Vllaznisë në Ballsh. Golin e vetëm të sfidës së vlefshme për javën e 15-të të Superiores e shënoi Malomo.

Ishte minuta e 10-të e takimit që nisi në orën 13:30, kur Malomo tundi rrjetën e portierit Qarri.

Vllaznia pati rastet e saj për barazimin, por nuk ia doli për shkak dhe të paraqitjes pozitive nga portieri Hasanbelli.

Pas këtij rezultati, Bylisi parakalon Laçin duke e lënë në vendin e fundit.

Bardhezinjtë kanë një ndeshje më tepër për të luajtur. Ndërkohë Vllaznia mbetet në vendin e dytë me dy pikë më pak se Partizani kryesues që luan derbin me Tiranën të dielën.

Teilen: