• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga Conference League në “Air Albania”, pikëpyetjet e gjyqtarit të Supersfidës

29/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana do të luajë të dielën kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Interesi është i madh për këtë takim për të mësuar arbitrin e derbit të kryeqytetit.

Edhe pse nuk ka ende asgjë zyrtare dhe në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk kanë caktuar “bilbilin” e kësaj supersfide, burime të besueshme tregojnë se tre gjyqtarët e FIFA-s janë kandidatë potencialë për të vënë drejtësi.

Emri i parë është padyshim i elbasanasit, Enea Jorgji, i cili është kandidat kryesor për të drejtuar arbitrimin në ndeshjen derbi. Megjithatë problem mbetet Partizani, klub që e ka cilësuar si “Non Grata” gjyqtarin e FIFA-s. Duke qenë se organizatorët e garës provojnë të shmangin çdo paragjykim, mund të vendoset që në derbi të vendosë drejtësi Eldorian Hamiti.

Duhet theksuar se nuk ka asgjë zyrtare dhe në orët në vijim pritet të merret një vendim për sa i përket “bilbilit” të takimit. Mundësi është edhe Juxhin Xhaja, por kryeqytetasi ishte në derbin e fazës së parë.

Dhe analogjia ka treguar se Sektori i Gjykimit në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk cakton asnjëherë një gjyqtar të njëjtë për dy faza.

Pritet me interes të shihet se kush do të jetë arbitri i derbit të kryeqytetit, programuar të zhvillohet të dielën në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

Të njëjtat burime tregojnë se nëse do të zgjidhet Jorgji, me siguri në fushë do të jetë treshja e mbrëmshme në Conference League. Enea Jorgji vuri drejtësi bashkë me Denis Rexhën dhe Ridigert Çokajn, në ndeshjen Lugano – Gent.

Next Post

Skena të tmerrshme në “Old Trafford”, tifozi gjen minj të ngordhur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.