Wednesday, 26. August 2026
Sport

VIDEO/ Ronaldo s’di të ndalet, Al Nassr merr fitoren me dygolëshin e portugezit

GS 29/11/2024 1 Min. Lesezeit

Dygolëshi i Cristiano Ronaldos zgjidh gjithçka. Al Nassr i Stefano Piolit fluturon mbi krahët e një CR7 të përjetshëm, i cili sot shënoi golin e tij të 915-të në karrierë.

Goli i parë i Ronaldos

Golin e parë Ronaldo e realizoi me 11-metërsh në minutën e 17-të, për të vulosur më pas rezultatin 2-0 në minutën e 79-të, pas pasimit të dhënë nga Boushal.

Goli i dytë i Ronaldos

Në këtë sezon, ‘ylli’ portugez numëron gjithsej 20 gola dhe 4 asistime mes klubit dhe kombëtares.

Kështu, skuadra saudite renditet në kuotën e 25 pikëve, në vendin e tretë dhe vetëm -3 pikë larg Al Hilalit të Neymarit, ndërsa Benzema dhe Al Ittihadi i tij kryesojnë me 30 pikë dhe ende kanë një ndeshje për të luajtur.

 

Teilen: