• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Befasi kush e kërkon Vedat Muriqin, dy gjigantët e futbollit

30/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas një raportimi të fundit nga mediumi turk Aksam, Vedat Muriqi duket se është shumë pranë largimit nga Mallorca dhe pritet rikthimi i tij në Superligën e Turqisë.

Muriqi i cili paraprakisht ka qenë pjesë e Fenerbahces klub nga i cili u largua në vitin 2020, pritet që të rikthehet sërish në elitën e futbollit turk ku tashmë janë dhënë edhe disa detaje që fshihen prapa kësaj lëvizje.

Bëhet fjalë për dy gjigantët turk Galatasaray dhe Fenerbahce që janë në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për të siguruar shërbimet e reprezentuesit tonë.

Muriqi po shkëlqen me fanellën e Mallorcas teksa kujtojmë se sezonin e kaluar e përfundoi me 7 gola dhe 2 asistime, ndërsa këtë sezon ka realizuar 2 gola dhe ka 1 asistim.

Galatasaray po e kërkon sulmuesin për shkak të lëndimit të rëndë që ka pësuar Mauro Icardi ndërkohë drejtuesit e Fenerbahces nuk po i bind marokeni Youssef En-Nesyri.

Gjithnjë sipas raportimit, Muriqi ka dhënë ‘dritën e gjelbër’ për rikthimin në Turqi pasi tashmë e njeh ambientin atje.

Për transferimin e Muriqit do të duhej që në drejtim të Mallorcas të paguhen rreth 5 milionë euro, ndërsa lojtari pritet që të nënshkruajë një kontratë tri vjeçare.

Deri më tani nuk dihet se kush nga dy klubet është më favorite për të siguruar shërbimet e Muriqit, por këtu pritet të luajë rol edhe dëshira e vet lojtarit dhe në ditët në vazhdim pritet të ketë zhvillime më të mëdha.

Next Post

Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja në derbin në Suharekë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.