• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, August 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Socca World Cup 2024/ Shqipëria e nis me fitore, mund Australinë 2-1

01/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit debutoi me fitore në Socca World Cup 2024. Kuqezinjtë fituan ndeshjen e parë të grupit ndaj Australisë me rezultatin 2-1.

Shqipëria mori avantazhin që në minutën e 2-të të takimit me Endri Kacën, ndërsa Giovanni Hoxha vulosi fitoren në fundin e takimit.

Trajneri Irtan Sejko e nisi me këtë formacion titullar: Kejd Myrta (GK), Joanc Duqi, Endrit Kaca, Guido Tepshi, Erald Leci dhe Armand Gapi.

Ndeshja nisi mjaft mirë për Shqipërinë. Kuqezinjtë zhbllokuan takimin me Endri Kacën dhe më pas administruan ndeshjen. Megjithatë, Australia vendosi baraspeshën në fundin e pjesës së parë.

Fraksioni i dytë ishte i barabartë nga të dyja ekipet, por Shqipëria shfrytëzoi mundësitë në fundin e takimit dhe realizoi golin e fitores me Giovanni Hoxhën.

Tre pikë të arta për Kombëtaren e minifutbollit dhe tani kuqezinjtë do të synojnë fitoren e radhës në grup. Shqipëria do të përballet nesër me Perunë në orën 20:00. /FSHF

Next Post

Zhgënjimi i Raphinas: Goli? S’më intereson, kemi humbur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.