Muharrem Jashari ka shwnuar njw tjetwr gol na kampionatin ukrainas pwr skaudrwn e LNZ Cherkasy. Ai gjeti rrugën e rrjetës në duelin ndaj Veres-Rivne, ku këta të fundit fituan me përmbysje 1-2.
Jashari zhbllokoi sfidën në minutën e 27-të, ndërkohë që miqtë përmbysën rezultatin me Luan në minutat 39 dhe 76.
Titullar në këtë duel për skuadrën e LNZ Cherkasy, u aktivizua edhe ish-mbrojtësi i Laçit, Ajdi Dajko, i cili është titullar i padiskutuar te skuadra ukrainase, madje në disa ndeshje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.
Për sa i përket Jasharit, në këtë sezon, futbollisti shqiptar i Kosovës, në 15 ndeshje ka shënuar 3 gola, si dhe ka dhënë 3 asiste.