Humbja e rëndë kundër Atleticos së Madridit (0-5) i ka kushtuar shtrenjtë Paulo Pezzolanos. Trajneri uruguajan nuk është më në krye të i Real Valladolidit, siç e shpalli klubi spanjoll në një njoftim:
“Pezzolano nuk do të jetë më trajner i Real Valladolidit. Rrugët e Real Valladolid dhe Paulo Pezzolano ndahen. Trajneri uruguajan nuk do të vazhdojë në Pucela pas 70 ndeshjeve zyrtare në tri sezone, gjatë së cilave fitoi një promovim (ngjitjen në La Liga).
Klubi falënderon Pezzolanon për paraqitjet e tij me ngjyrat bardhë-vjollcë dhe i dëshiron fat të mbarë në fazën e tij të re personale dhe profesionale.”